Programi mbi Qeverisjen e Korporatave zbatuar nga IFC-ja, Korporata Financiare Ndërkombëtare, pjesë e Grupit të Bankës Botërore, me mbështetjen e Qeverisë Zviceriane nëpërmjet Sekretariatit të Shtetit për Marrëdhëniet Ekonomike (SECO) hedh në treg Manualin Shqiptar për Qeverisjen e Korporatave:

Në Bashkëpunim me :
Institutin Shqiptar të Qeverisjes së Korporatave (CGI Albania) ju mund ta blini këtë manual në adresën e mëposhtme:
European Trade Center – Tower A -13/3
Blv Bajram Curri – Tiranë, Shqipëri
Për çdo pyetje telefononi në numrin: +355 4 2247988
Ky manual u jep ekzekutivëve, drejtorëve dhe aksionarëve një përmbledhje të përgjithshme mbi strukturën e Qeverisjes së Korporatave, të praktikave të përditësuara, si dhe një guidë praktike të krijuar për të ndihmuar zbatimin e qeverisjes së mirë.
Manuali i jep lexuesit:

  • një paraqitje të kërkesave ligjore dhe rregullatore në lidhje me Qeverisjen e Korporatave me referenca ligjore, si dhe në disa raste paraqet praktikat më të mira për Qeverisjen e Korporatave; dhe
  • shembuj praktik se si standardet e Qeverisjes së Korporatave mund të zbatohen nga ana e ekzekutivit dhe drejtuesve, në mënyrë që këta të fundit të përmbushin detyrimet e tyre në përputhje me qeverisjen e kompanisë.

Ky manual u vjen në ndihmë edhe qeveritarëve, avokatëve, gjykatësve, investitorëve, e të tjerë, me anë të një strukture e cila vlerëson nivelin dhe sferën e referimit të praktikave për Qeverisjen e Korporatave të kompanive shqiptare. Ky manual do ju shërbeje si një mjet pune për edukimin institucional të gjeneratës së ardhshme të menaxherëve shqiptar, të investitorëve, të politikbërësve si dhe të praktikave për mirëqeverisjen e korporatave.

Programi i qeverisjes së korporatave në mbështetje të nismës, objektivave dhe misionit të Institutit Shqiptar të Qeverisjes së Korporatave, ka caktuar këtë organizatë si pikë
kryesore ku mund të blihet ky manual:

Misioni i Institutit Shqiptar të Qeverisjes së Korporatave është zhvillimi dhe nxitja e zbatimit të praktikave të qeverisjes së korporatave për një rritje të qëndrueshme të biznesit.

Një bord drejtorësh që mirëfunksionon është pikë kyçe për performancën e kompanisë dhe aftësisë së tyre për të tërhequr kapital, një mirëqeverisje e kompanisë është thelbësore për një board që të mirëfunksionojë. Qeverisja e korporatave është themeli i përgjegjësisë dhe besimit në kompani, institucione dhe organizata që balancon objektivat sociale dhe ekonomike nga njëra anë me aspiratat invididuale dhe të komunitetit nga ana tjetër.

Instituti ka për qëllim të japë kontributin e tij në zhvillimin më të mirë të praktikave të qeverisjes së korporatave duke u bazuar në ekspertizën më të mirë të anëtarëve të tij individual apo institucional. Anëtarësimi në Institutit është i hapur për individë dhe organizata. Instituti Shqiptar i Qeverisjes së Korporatave është caktuar si pikë kryesore për blerjen e Manualit Shqiptar të Qeverisjes së Korporatave. Një kuadër i duhur i mirëqeverisjes së korporatave siguron që bordet e korporatave të monitorojnë në mënyre efektive performancen e manaxherëve, të përdoren burimet në mënyrën e duhur dhe në arritjen e një norme të pranueshme të kthimit të fitimit për aksionarët duke parandaluar konfliktet e interesit. Instituti ofron trajnime të specializuara dhe të përshtatshme për zhvillimin profesional dhe rritjen e njohurive për drejtorët ekzekutive dhe jo ekzekutivë në të gjitha fushat.