CGIA is Albanian Member in

Rritja e kapacitetit te partnereve rajonale per te mundesuar keshillim ne Qeverisjen e Korporatave ne Europe dhe Azi Qendrore

Si do ta zgjidhnit një mosmarrëveshje brenda biznesit tuaj, kur personi që keni bere fjalë dhe jeni merzitur me të është vëllai juaj, i cili ndodh të jetë CFO dhe një aksionar i madh ne kete biznes ? Ose ne nje situate tjeter psh: si një anëtar kyç i grupit udhëheqës të kompanisë suaj,e cila është në pronësi të familjes, në vend të luani fëmijën adhurues, ju duhet t`i tregoni atit tuaj ose nënës se mund të jetë koha për ta për të bërë një hap prapa nga biznesi , të cilin ai ose ajo e themeloi dhe e drejtoi me sukses për dekada të tëra. Apo ndoshta ju mendoni se çfarë kompania juaj në të vërtetë ka nevojë për futjen, për herë të parë në bord të një profesionisti të jashtëm, i cili nuk është anëtar i familjes.

Keto situata janë shumë të njohura në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, ku bizneset familjare janë në rritje dhe duhet të përgatiten për dorëzimin e biznesit gjeneratës së ardhshme. Ku marrëdhëniet familjare dhe të biznesit jane të ndërthurura, çështjet tipike të qeverisjes të lidhura me këto situata si zgjidhja e mosmarrëveshjeve ose identifikimi i kalimit të duhur të drejtimit të kompanisë duke marrë parasysh kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e situatës së krijuar për shkak të ndërthurjes së këtyre marrëdhënieve në biznes. Nëse këto situata nuk trajtohen ashtu siç duhet ato mund të përbëjne një kërcenim real për vazhdimësine e biznesit .

CGIA, ekspertet e tij në vazhdimësinë e bashkëpunimit me IFC vazhdojnë të trajnohen nga IFC për identifikimin dhe zgjidhjen e këtyre situatave me qëllim dhënien e asistencës bizneseve familjare, por jo vetëm edhe llojeve të tjera të shoqërive duke adresuar sfidat e qeverisjes së tyre. Nëse këto zbatohen me sinqeritet dhe efektivitet nga kompanitë, qeverisja korporative e shëndoshe përmirëson konkurrencen, efiçensen dhe të ardhurat e kompanisë duke i dhënë mundësi kompanive që të zgjerohen në mënyrë të qëndrueshme dhe bëhen më tërheqëse per investimet që aq shumë janë të nevojshme për biznesin.

 

RelatedRelated