CGIA, në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare(IFC) organizoi një tryezë të rrumbullakët mbi “Vlerësimin dhe Zbatimin e Kodit të Qeverisjes se Korporatave- çështje e rëndësishme për burimet e financimit dhe rritjen e qëndrueshme te biznesit”.

Kjo tryezë u organizua në mënyrë që të inkurajojë debatin dhe diskutimet për mënyrën dhe format në lidhje me implementimin dhe zbatimin e Kodit të Qeverisjes së Korporatave nga kompanitë. Identifikimi i formave më të përshtatshme në përputhje me tregun shqiptar dhe interesat e biznesit me qëllim të zbatimit vullnetar te kodit i nxitur nga zhvillimet e tregut.

Gjithashtu në këtë tryezë janë prezantuar një mjet që IFC dhe CGIA ofrojne për kompanitë tregtare shqiptare në bazë te metodologjisë se IFC e cila është Scorecard për CGR si një hap i parë drejt analizes se thelluar ofruar  kompanive shqiptare nga ekspertë të CGIA dhe IFC.

Kjo tryezë është organizuar si vazhdim i aktiviteteve te  CGIA, me qëllim jo vetëm për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me implementimin dhe zbatimin e Kodit të CG por edhe duke i ofruar atyre një asistencë të kualifikuar dhe të specializuar në lidhje me zbatimin e tyre.

Tryeza e rrumbullakët u drejtua nga zyrtari i vendit të IFC Office Tiranë znj Elira Sakiqi dhe CD e SCO-A z Tausch.
Z. Endrit Shijaku, anëtar i bordit të CGIA ishte udhëheqësi i tryezës. U prezantuan tre prezantime power point pikë nga znj Rezarta Cenaj Melo, Drejtore Ekzekutiv e cila prezantoi temën: “Kodi i Qeverisjes se Korporatave- një ceshtje për zbatim “. Znj Monika Farka, Kryetare i Bordit të Drejtorëve CGIA prezantoi temën: “Vlerësimi dhe monitorimi i qeverisjes se korporatës me anë të instrumenteve të IFC .

Eventi u zhvillua ne ambientet e Hotel Rogner me interesin e 25 bizneseve dhe mediave si News24 dhe Scan Tv

RelatedRelated